Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Kompleksin e Jasharëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Liderët politikë në homazhe janë udhëhequr nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ata më pas kanë vazhduar vizitën në shtëpinë e Jasharëve.

Të njëjtit nuk janë prononcuar për media.

Sot gjatë ditës do mbahet gjithashtu seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.