Në korrik të këtij viti, Albin Kurti, kishte ironizuar me Prokurorinë duke imagjinuar një telefonatë nga ky institucion, që e ftonte atë bashkë me Glauk Konjufcën lidhur me një kallëzim penal që e kishin dorëzuar.
Kjo nuk ishte hera e vetme që Kurti ia kishte rikujtuar Prokurorisë mungesën e veprimeve për pretendimet që i kishin ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raporton KTV.
Pas gati 5 muajsh, Kurti e Konjufca janë ftuar me ftesa të rregullta që të paraqiten të mërkurën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës si dëshmitarë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pritet të paraqitet në Prokurori në orën 9, e dy orë më vonë Konjufca.
Vepra penale e shkruar në ftesë me kodin 383, është deklarim i rremë nën betim, çka zyrtarët e Vetëvendosjes pretendojnë se Thaçi e Veseli e kanë bërë gjatë dëshmisë së tyre në rastin “Syri i Popullit”.
Në këtë rast, Thaçi e Veseli, kishin pretenduar se prapa organizatës “Syri i Popullit” qëndrojnë Kurti e Konjufca.
Edhe
Kurti mbërrin në Prokurori për të dëshmuar kundër Thaçit e Veselit, më vonë pritet edhe Konjufca
Sipas Kodit Penal, për këtë vepër parashihen dënime me gjobë e deri në 5 vjet burgim.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka konfirmuar KTV-së se aktualisht, nuk ka ftesa të tjera për këtë rast, pos atyre dërguar dy zyrtarëve të lartë nga Vetëvendosje.
Përndryshe rasti që njihet si “Syri i Popullit”, ende nuk ka marrë epilog në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe pritet që disa prej të akuzuarve, të japin fjalët përfundimtare në seancat e caktuara për 16 e 17 janar të vitit të ardhshëm.
-
Kurti e Konjufca ftohen për intervistim pas kallëzimit penal ndaj Thaçit e Veselit lidhur me “Syrin e Popullit”
-
3 muaj që kur Kurti e Konjufca paditën Thaçin e Veselin për shpifje, imagjinojnë thirrjen nga Prokuroria
-
Përplasja e Thaçit dhe Veselit me Kurtin e Konjufcën rreth “Syrit të Popullit” merr kahe tjetër
-
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli prapë akuzon Kurtin e Konjufcën lidhur me “Syrin e Popullit”