Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.
Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.
“Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet për njërën prej tyre”, tha Kurti.
Këto komente ai i ka bërë pas vizitës së Institutit për Krime Lufte./EO
-
Kurti: Opozita e ka në dorë - qeveri “Kurti 2.5” e zgjedhje në dhjetor, ose “Konjufca 1” e zgjedhje në prill
-
Kurti paralajmëron dy palë zgjedhje të parakohshme deri në pranverë
-
Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja
-
Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
-
Konjufca: S’lodhemi nga dialogu politik, Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së e Aleancës