Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanakun, me të cilin ka biseduar rreth çështjes së personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Kurti dhe opozitari serb u pajtuan që Serbia t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive, që dyshohet se ndodhen në territorin e saj.
“Kryeministri Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj. Kryeministri Kurti e njoftoi z. Çanak se janë 1632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Në takim u diskutua për nevojën e forcimit të socialdemokracisë në rajon, dialogun e ri për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në barazi, siç është edhe njohja e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Për situatën politike në Serbi, Çanak ka kritikuar ngufatjen e zërave “të mirëfilltë opozitarë dhe të mediave nga pushteti aktual”.
“Politikani opozitar Çanak tha se i ka marrë djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi”, thuhet tutje.
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti: E vërteta për masakrat në Kosovë, e mbyllur në arkivat e Serbisë
-
Kurti: Mungesa e përgjigjeve për vendndodhjen e personave të zhdukur rëndon normalizimin e raporteve me Serbinë
-
Opozita kritikon kryeministrin për deklaratat lidhur me arkivat e UÇK-së
-
Kurti: Hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigjja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve