Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se derisa të zgjidhet qeveria e re, ai bashkë me kabinetin e tij të deritanishëm do të jenë kujdestarë.
Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kurti ka thënë se mandati i tij ka përfunduar zyrtarisht dhe tani ka kaluar në fazë kalimtare si kryeministër në detyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve.