Çdo marrëveshje me Serbinë matet me Mitrovicën, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tryezën nga BIRN-i “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka ftuar partitë opozitare të bashkohen për interesa shtetërore, duke kërkuar nga to ta përkrahin grupin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
“Me përhapjen e idesë për shkëmbim territorial, Kosova heq dorë nga veriu, ndërsa e ka të vështirë marrjen e Luginës së Preshevës”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kurti, në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, ka deklaruar se asnjë person nuk ka të drejtë të diskutojë për kufijtë e Kosovës.
Sipas tij, deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe se marrëveshja do të jetë e dhimbshme, kanë tendencë që të na kthejnë në vitin 2007.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka krijuar pasigurinë më të madhe te qytetarët që nga paslufta.
Edhe
Kurti: Njerëzit nuk duan ta japin Mitrovicën për bashkim kombëtar
Ndërkohë, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Daut Haradinaj, nga radhët e AAK-së, ka thënë se subjekti i tij është kundër korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit territorial me Serbinë.
-
Samiti i Paqes, Thaçi: Dialogu nuk ka alternativë, Kurti thotë se Serbia duhet të ndryshojë
-
“Nëse ka marrëveshje për ndryshim kufijsh, ka edhe protesta masive”
-
Liderët politikë opozitarë e konsiderojnë tragjike idenë për shkëmbimin e territoreve
-
Kurti: Serbia do Trepçën dhe Ujmanin; me LDK-në do të bashkëpunojmë nga sot