Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Kurti ka zhvilluar bisedën para udhëtimit në Bruksel. Kurti ka përsëritur se dialogu nuk është top prioritet i Qeverisë, por se ka garantuar se do të angazhohet në dialog.
“Para vizitës sime në Bruksel kam pasur takim me presidentin e Këshillit Evropian. E kam falënderuar për urimet për fitoren tonë dhe e kam përsëritur se sigurimi i vaksinave, ofrimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë top prioritete të qeverisë. E kam siguruar atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Kurti nis takimet me liderët evropianë
-
Kurti takon ambasadorin francez, diskutojnë për dialogun e marrëveshjet e arritura