Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për më shumë koordinim në politikën rajonale.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka theksuar qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike për paqe dhe siguri në rajon.
“Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s. Ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kryeministri potencoi se Republika e Kosovës ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.
Duke biseduar pasojat ekonomike dhe energjike të agresionit rus, në njoftim thuhet se Kurti e ka njoftuar emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për eficiencë të energjisë për qytetarët.
-
Ndikimi rus dhe roli i NATO-s, tema e diskutimit mes Kurtit e Peachit
-
Kurti në takim me Sir Peach rithekson synimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO
-
Osmani e Kurti takohen me Peach, flasin për dialogun dhe sigurinë në Kosovë
-
Kurti me Peachin flasin për nevojën e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazë
-
Kurti takon Peachin, diskutojnë për situatën në veri