Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti bisedon me Blinkenin për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe nevojën për të intensifikuar procesin e dialogut drejt arritjes së një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër.

“Kam pasur bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin Blinken. E kam informuar për përparimin e vazhdueshëm në Kosovë. Ne kemi biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për të intensifikuar procesin e dialogut drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Kurti.