Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Blinkeni tregon për bisedat që pati me Kurtin e Vuçiqin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka treguar për bisedat telefonike që ka pasur të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Blinkeni në postim në Twitter ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt intregimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

 

Ndërkohë për bisedën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Blinken ka thënë se ka folur për paqen rajonale e stabilitetin.

“Bisedë produktive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen rajonale e stabilitetin. Po ashtu e kam uruar Serbinë për hapjen e një ambasade të re në SHBA në Washington”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Edhe Kurti bisedon me Blinkenin për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut Arbëri Kurti bisedon me Blinkenin për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut