Një muaj më herët, Presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar personalisht për t’i dorëzuar kryetarit të Kuvendit projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këtë të hënë vetëm përmes një letre, që e ka siguruar KTV-ja, ai e ka njoftuar Kadri Veselin se është tërhequr nga kjo iniciativë.
I ka kërkuar kryesisë që fare të mos e vendosin në rend dite këtë çështje.
Arsyetimi i presidentit është se tash ndërkombëtarët në krye me SHBA-në kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që të sigurojnë përkrahjen e komuniteteve, në veçanti komunitetit serb, që ushtria të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ky proces, sipas Thaçit, do të përmbyllet me sukses të plotë brenda një periudhe të shkurtër kohore, pa saktësuar kur.
Edhe
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
Kur kishte nisur iniciativën e tij, Presidenti kishte thënë se nëse kjo nuk kalon me sukses, automatikisht i bie se është i dorëhequr.
Por, tani kur as në rend dite nuk ka arritur të vendoset projektligjit i nisur nga ai, nuk ka folur më për dorëheqjen.
Kur Thaçi thoshte “nuk dua ta udhëheq një vend... by kohanet