Presidenti i vendit ka pezulluar përkohësisht iniciativën e tij që FSK-në ta bëjë ushtri përmes ligjit.
Në konferencën “FSK-ja dhe perspektivat e së ardhmes”, presidenti Thaçi tha se i ka kërkuar kryeparlamentarit Veseli që të mos e fusë në rend dite iniciativën e tij, pasi ka shpresë për ndryshimet kushtetuese pas kthimit të serbëve në Kuvend dhe përfshirjes së SHBA-së në dialogun për FSK-në. Presidenti thotë se as ai vetë dhe askush tjetër nuk e di datën e saktë të shndërrimit të saj në ushtri, por ia ka bërë të ditur minoritetit serb se ky pezullim nuk do të thotë heqje dore nga ushtria.
Aleatët e Kosovës, SHBA-ja dhe Franca nëpërmjet ambasadorëve të tyre, kanë sqaruar se shmangia nga rruga kushtetuese do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet mes Kosovës dhe NATO-s.
Por pavarësisht që dialogu për FSK-në do të nisë së shpejti, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ishte i qartë në këtë konferencë, duke thënë se serbët nuk do të ndërrojnë mendje, sepse FSK-ja nuk është interes i tyre.
Ambasadori amerikan theksoi se fjalët e Stojanoviqit janë retorikë politike dhe se SHBA-ja nuk do të dorëzohet për një çështje kaq serioze.
Stojanoviq u tha në sy Thaçit dhe ambasadorëve... by kohanet
-
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
-
“Askush nuk e ka të drejtën e vetos për FSK-në”
-
Kur Thaçi thoshte “nuk dua ta udhëheq një vend që s’e voton ushtrinë e vet”
-
Thaçi i shkruan Veselit: Shpërfill përkohësisht iniciativën për ushtrinë
-
Thaçi shpreson se Srpska do ta ndihmojë transformimin e FSK-së në ushtri