Uji i pijshëm nga Liqeni i Badocit pritet të përmirësohet në fillim të javës, ka konfirmuar kryeshefi i ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.
Në një prononcim për KOHËN të premten, Fetahu ka thënë se ka shenja të përmirësimit të ujit, por duhet pritur deri në fillim të javës për rezultatet e analizave të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Përgjigje të njëjtë kanë dhënë edhe nga IKSHPK-ja.
IKSHPK-ja të enjten u bëri thirrje të gjitha zonave të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin për shkak të “vlerës së rritur të maganit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Pastrohet Badoci, bie niveli i manganit
-
Rama: Së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije ujin nga Badoci
-
KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum
-
IKSHPK-ja konfirmon: Uji i Badocit është i sigurt për pije
-
Mjeku: Pas dy–tre ditësh uji nga Badovci pritet të jetë i pijshëm