Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastrohet Badoci, bie niveli i manganit

Liqeni i Badovcit

Liqeni i Badovcit (ilustrim)

Arsim Fetahu, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka konfirmuar se ka rënë niveli i manganit në liqenin e Badovcit dhe se tashmë uji aty është pastruar.

“Uji ka filluar të kthehet në vlera normale dhe pritet në ditët në vijim që edhe Institut Kombëtar për Shëndetin Publik të dalë me deklaratë se uji mund të përdoret për pije për të gjithë konsumatorët”, ka thënë ai ekskluzivisht në emisionin “038” në KTV, pas analizave që ka kryer KRU-ja.

Nga mesi i tetorit, qytetarët që furnizohen me ujë nga ky liqen nuk kanë mundur ta pinë e as ta përdorin për ushqim për shkak të vlerave të shtuara të manganit.

Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm