Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

zgjedhjet - 28 dhjetor, 2025

Foto: Driton Paçarada

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes si dështim i zgjedhjes së presidentit, pati konstatuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj kur e shpalli të pavlefshëm dekretin e ish-presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Kushti ishte që për t’i shmangur zgjedhjet, Kuvendi ta zgjidhte një president deri më 28 prill. Pasi kjo dështoi, Kosova ka hyrë në afatin e ri prej 45 ditësh për organizimin e zgjedhjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u tha në vendim.

Kjo nënkupton që e diela e fundit brenda këtij afati të jetë 7 qershori.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë u shpreh i gatshëm për organizim të zgjedhjeve të reja. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se meqë në këtë vit nuk janë planifikuar zgjedhje, nuk është ndarë as buxhet për organizimin e tyre. Sipas tij, kostoja e përafërt do të jetë 10 milionë euro.