Më 17 tetor do të fillojë së zbatuari Marrëveshja për Drejtësinë, por jo gjithçka do të jetë e gatshme.
Të paktën në këtë datë, Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk do të ketë kryetar.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, sipas të cilit, ende pritet të bëhet dekretimi i 48 gjyqtarëve që do të punojnë atje.
Edhe implementimi i marrëveshjes do të bëhet në disa faza. Për fillimin e zbatimit të marrëveshjes, ka folur edhe Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Deklaratat janë bërë pas takimit të kryesuesit Idrizi me Ministrin Tahiri, ku janë pajtuar për bashkëpunim, në veçanti në legjislacionin që prek funksionimin e gjykatave, si Ligjin për KGJK-në e atë për Gjykatat.