Nga shkurti i vitit 2015 kur është arritur marrëveshja e parë drejtësinë në Bruksel, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serbë në veri kanë punuar në sisteme të ndara deri para dy javëve kur gjyqtarët dhe prokurorët serbë pranuan të dekretohen para presidentit të Kosovës më 24 tetor.
Pas kësaj ata punojnë në objekte të përbashkëta, pa probleme duke respektuar ligjet e Kosovës, raporton RTV21.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqëri Syla, është shprehur i kënaqur i kënaqur me punën e stafit të shtuar nga komuniteti serb.
“Edhe pse marrëveshja ka qenë politike, pas implementimit të saj konsideroj se politika duhet t’i mbajë duart larg nga gjyqtarët dhe prokuroria. Tani duhet të vijnë në shprehje profesionalizmi qoftë te prokurorët e integruar, qoftë te ata vendorë. Më e rëndësishme është që qytetarët do të kenë qasje në drejtësi. Punëtorët në vendet e tyre të punës dhe sigurisht nuk do të ketë më zvarritje të procedurave”, ka thënë ai.
Edhe punëtorët e prokurorisë themelore në Mitrovicë thonë se nuk po kanë asnjë problem me kolegët e rinj.
-
Mosnjohja e gjuhëve sfidon funksionimin e Gjyqësorit në veri
-
Gjyqësori në veri po zbaton ligjet e Kosovës
-
Gjyqësori në veri i gatshëm të gjykojë me ligjet e Kosovës
-
Largimi i serbëve nga institucionet në veri - Disa kërkuan të kthehen, por ishte vonë
-
Sfidat me të cilat përballet Gjykata në Mitrovicë pas dorëheqjes së gjyqtarëve e prokurorëve serbë