Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosnjohja e gjuhëve sfidon funksionimin e Gjyqësorit në veri

Disa çështje teknike, si mungesa e përkthimit profesional apo edhe mungesa e stafit, janë paraqitur si pengesa reale në punën dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës.

Gjyqtarët dhe prokurorët, qofshin ata serbë apo shqiptarë, janë ballafaquar me problemet e mosnjohjes së gjuhëve, pengesë kjo që vlerësohet se ka ndikuar në efikasitetin e punës.

Në veri të Kosovës, që nga mbarimi i konfliktit të vitit 1999 kanë funksionuar organet paralele në sistemin e drejtësisë, të cilat kryesisht kanë funksionuar atje vetëm në bazë të ligjeve të Serbisë.

Por, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Prishtinë - Beograd për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, edhe Gjyqësori në veri është kërkuar që të integrohet në kuadër të sistemit të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Shyqri Syla, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka kaluar një vit që kur është bërë integrimi i prokurorëve në sistemin e drejtësisë të Kosovës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.