Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria thotë se ka nisur zbatimin e masave nga agjenda Drejtësia 2020, por s’tregon cilat

Cezary Mialczuck, shef i sektorit të sundimit të Ligjit në Zyrën e BE-së në Kosovë, më 25 shtator e kishte pyetur ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, për numrin e masave konkrete që planifikojnë me iniciativën Drejtësia 2020.

72 i ishte përgjigjur nga prapa Tahiri, dhe një ditë më vonë, KTV-ja kishte kërkuar nga kjo ministri listën e këtyre veprimeve, afatet e parapara dhe institucionet e përfshira.

Më shumë se 1 muaj më vonë, kjo ministri ka kthyer një përgjigje, në të cilën ka shtuar numrin e veprimeve, të cilat sërish i mban të fshehta.

“Kjo agjendë paraqet një plan me rreth 100 masa konkrete të cilat janë identifikuar si të nevojshme për implementim, në mënyrë që të përmbyllet me sukses tranzicioni në sistemin e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë.


Disa prej këtyre masave, tashmë thuhet të kenë filluar së zbatuari, ndërsa pritet përshpejtim i veprimeve nga dhjetori.

“Të gjitha masat e parapara në këtë agjendë, janë planifikuar dhe disa prej tyre kanë filluar së zbatuari, ndërsa zbatimi i plotë i tyre do të përshpejtohet nga fundi i muajit nëntor, me rastin e përfundimit të mekanizmit koordinues Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit të përbërë nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, ku me rastin e ndryshimit të mandatit të EULEX-it, këtë koordinim ndërinstitucional do ta marrin përsipër institucionet vendore të sistemit të drejtësisë në kuadër të Drejtësisë 2020”, thuhet më tej aty.

Edhe Ministria thotë se ka nisur zbatimin e masave nga agjenda Drejtësia 2020, por s’tregon cilat Video Ministria thotë se ka nisur zbatimin e masave nga agjenda Drejtësia 2020, por s’tregon cilat

Por, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vullnetin politik të cilin e ka proklamuar secili ministër i drejtësisë, e ngjashëm edhe ai aktual, e kanë marrë me rezerva.

Ministrisë së Drejtësisë, Musliu thotë t’ia kenë adresuar vërejtjet për procesin e rishikimit funksional të drejtësisë.

Përndryshe, me Drejtësia2020, nismë e përbashkët e Ministrisë, bashkë me Këshillin Gjyqësor e atë Prokurorial, ndër të tjera, synohet reduktimi i lëndëve të vjetra, arritja e standardeve të BE-së në proporcionin ndërmjet numrit të gjyqtarëve e prokurorëve me numrin e banorëve, për të mundësuar shqyrtime gjyqësore në afate të arsyeshme kohore.