Përderisa po punohet në objektet ku do të vendosen Gjykata e Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Këshilli Gjyqësor pret që zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësi të fillojë nga 17 tetori.
Në objektin e gjykatës në pjesën veriore, ka qëndruar drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, që ka potencuar nevojën për investime shtesë, por sipas tij, gjithçka do të jetë gati për 17 tetor.
Por, Maliqi ka folur edhe për shqetësimet që kanë pasur gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, aktualisht të vendosur në Vushtrri, që ia kanë paraqitur KGJK-së.
KTV-ja ka kuptuar se letra, i ishte dërguar KGJK-së në fillim të këtij viti, kur edhe pritej të niste zbatimi i marrëveshjes për Drejtësinë.
Përveç për sigurinë e tyre, 23 gjyqtarë kishin ngritur shqetësimin edhe për prezencën dhe sigurinë e palëve që do të jenë pjesë e proceseve gjyqësore.
Megjithatë, letra kishte mbetur në sirtar deri tani, shkaku i dështimit të zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.
-
Kur do të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësinë në veri
-
Pas disa shtyrjesh, në tetor pritet të nisë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për drejtësi
-
Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë nga Themelorja në Mitrovicë barten në gjykatat tjera
-
Si (nuk) po funksionon Gjykata në veri
-
Beogradit e Prishtinës u bëhet thirrje të raportojnë për efektet e zbatimit të marrëveshjeve