Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beogradit e Prishtinës u bëhet thirrje të raportojnë për efektet e zbatimit të marrëveshjeve

Beograd, 8 nëntor - Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut nga Beogradi dhe Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike nga Mitrovica (e veriut) në njëvjetorin e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësinë, u bëjnë thirrje autoriteteve në Beograd e Prishtinë që të sillen me përgjegjësi ndaj detyrimeve të marra dhe që të informojnë rregullisht opinionin për punët që bëjnë.

“Shprehim shqetësimin që kjo Marrëveshje e vlerësuar nga autoritetet serbe e kosovare vetëm deri në momentin e fillimit të zbatimit, ndërsa që nga atëherë nuk ka asnjë informatë zyrtare për zbatimin e saj, qoftë nga Qeveria e Serbisë, ose Qeveria e Kosovës”, citojnë mediat e Beogradit komunikatën e këtyre dy organizatave, transmeton Koha.net

Siç theksohet, opinioni është informuar rreth zbatimit të kësaj Marrëveshjeje dhe funksionimit real të gjyqësisë së integruar vetëm përmes shkrimeve të rralla në media.

Edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën, zbatimi i kësaj marrëveshjeje përbën hap me rëndësi në përmbushjen e standardeve në rrugën europiane, thekson komunikata.