G7 ka dal me një komunikatë pas takimit të ministrave të Jashtëm të këtyre shtatë vendeve të shtunën në Gjermani.
Për situatën në Ballkan Perëndimor, G7, ka bërë thirrje ndër të tjera që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të implementojnë plotësisht gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në të kaluarën dhe atë pa vonesa.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndihmuar nga BE-ja, të implementojnë plotësisht pa vonesë gjitha marrëveshjet e kaluara, dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre nëpërmjet një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme e cila do të lejonte realizimin e aspiratave evropiane të dy vendeve, do të kontribuonte në stabilitet rajonal dhe do të ishte në përfitim të njerëzve në rajon”, thuhet në komunikatë të G7.
Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e G7-ës kanë thënë se përkrahin hapjen e shpejt të negociatave për anëtarësim në BE për këto dy vende.
E për Bosnjë-Hercegovinën është shprehur shqetësim për krizën politike.
“Ne dënojmë çdo tentim për të minuar unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Ne nuk do të tolerojmë politikat e ndarjes së Republika Sërpskas, që rrezikojnë të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.
Edhe
Kërkohet nga Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dakorduara në Bruksel
Po ashtu është thënë se përkrahet plotësisht mandati i Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.
G7 është një forum politik ndërqeveritar ku bëjnë pjesë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
Britania jep dy porosi: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Blinken: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialog