Komuna e Lipjanit planifikon ta zhvendosë tregun e gjelbër nga qendra e qytetit, mirëpo një plan i tillë po kundërshtohet nga kuvendarët.
Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka thënë se me planin rregullativ urban në lokacionin e tregut parashihen ndërtime të larta.
Ndërkohë, rreth kësaj çështjeje nëpërmjet një shkrese, të hënën, ka reaguar edhe Albulena Kelmendi, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për të sqaruar se edhe në vitin e kaluar temë e nxehtë në Kuvendin Komunal ka qenë iniciativa e ekzekutivit për zhvendosjen e tregut të gjelbër në një parcelë tjetër.
“Si subjekt politik edhe atëherë e patëm kundërshtuar me ngulm procesin për dislokimin e tregut, duke konsideruar që toka që është ndarë për këtë shkak është tepër larg për qytetarët të cilët shërbehen me produktet e tregut. Ideja që të largohet aq shumë duket shumë e pakuptimtë. Megjithatë, ekzekutivi, duke e shfrytëzuar shumicën politike që ka në Kuvend, nuk e çau shumë kokën për arsyetimet e sugjerimet tona që të mendohet një zgjidhje tjetër”, ka thënë Kelmendi.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Lipjani zhvendos nga qendra e qytetit tregun e gjelbër dhe atë të kafshëve
-
Kundërshtohet zhvendosja e tregut të gjelbër të Lipjanit në periferi
-
Mish-mashi i komunës me tregun e gjelbër, i cili vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme
-
Kundërshtohet zhvendosja e tregut në Obiliq
-
Disa nga tregtarët kundërshtojnë projektin për Tregun e Gjelbër në Prishtinë