Komuna e Lipjanit ka marrë dy vendime për zhvendosjen e tregut të produkteve ushqimore dhe atë të kafshëve.
Për këto tregje komuna tashmë ka rregulluar infrastrukturë në dy parcela të tjera, mirëpo zhvendosja e tregjeve po kundërshtohet nga qytetarët dhe opozita për shkak se parcelat e reja gjenden larg qendrës së qytetit të Lipjanit.
Në vendimin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, midis të tjerash thuhet se dislokohet tregtimi i produkteve joushqimore prej lokacionit aktual, i cili gjendet në rrugën “Xhavit Kozhani” në Lipjan, në qendër të qytetit, në lokacionin e ri që gjendet në ZK Lipjan, parcela kadastrale P-71409044-00846-10 afër kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”- njësia në Lipjan.
Ky vendim po kundërshtohet nga Albulena Kelmendi, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, parcela të cilën e ka ndarë Komuna e Lipjanit për tregun e gjelbër është shumë larg qytetit, andaj edhe qytetarët po e kundërshtojnë atë.
Ramiz Qeriqi, kuvendar nga radhët e AAK-së, ka thënë se ekzekutivi pas një periudhe të shkurtër parcelën e tregut të gjelbër do t’ia kompensojë një personi të afërt politikisht, i cili e posedon një pjesë tjetër të vogël të parcelës në sheshin e qytetit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kundërshtohet zhvendosja e tregut të gjelbër të Lipjanit në periferi
-
Kundërshtohet zhvendosja e tregut të gjelbër
-
Mish-mashi i komunës me tregun e gjelbër, i cili vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme
-
Tregtarët në Lipjan shesin në rrugë, pengojnë qarkullimin e qytetarëve
-
Pas raportimit të KOHËS, Inspektorati pastron tregun, Komuna larg ndërtimit të të riut