Çdo të hënë, për shkak të tregut javor, rrugët në qendër të Lipjanit, marrin këtë pamje.
Kjo për shkak se tregtarët shesin produkte të ndryshme nëpër trotuare, duke detyruar këmbësorët të lëvizin në rrugë, raporton KTV.
Qytetarët ankohen se produktet që shiten në pluhurin e rrugës janë të dëmshme për shëndetin.
Tregtarët të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se në mungesë të hapësirës së përshtatshme për treg, janë të detyruar të bllokojnë trotuaret.
Por një hapësirë e dedikuar për treg nga Komuna, është rreth dy kilometra larg dhe ka hapësirë të mjaftueshme.
Edhe
Tregtarët në Lipjan vazhdojnë të shesin produktet e tyre në rrugë e trotuare, qytetarët ankohen
Në komunën e Lipjanit thonë se tregu i ri do të hapet së shpejti dhe do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë shitësit.
Ky treg është financuar nga komuna e Lipjanit dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, me një kosto prej rreth 300 mijë euro.
-
Tregtarët në Mitrovicë shesin në trotuare, tregu mbetet jofunksional
-
Lipjani zhvendos nga qendra e qytetit tregun e gjelbër dhe atë të kafshëve
-
Tregtarët e Mitrovicës vazhdojnë të shesin në trotuare ani pse hapësira e tregut është e gatshme
-
Tregtarët bllokojnë ilegalisht çdo të martë rrugën në Bresje, banorët në hall