Çdo të martë rruga për në Bresje të Fushë Kosovës bllokohet për të krijuar një treg të përkohshëm.
Në mungesë të një vendi adekuat për të shitur mallin, tregtarët tash e sa vjet, këtë e bëjnë në trotuar, raporton KTV.
Thonë se do të ishte mirë sikur Komuna e Fushë Kosovës të caktonte lokacionin për treg.
Ndërsa, në Komunën e Fushë Kosovës thonë se policia merr ankesa të shumta për bllokim të rrugës. Zëdhënësi Ali Topalli bën të ditur se po punojnë për një treg legal.
E banorët e lagjes “Bresje”, thonë se kanë kërkuar disa herë nga komuna që të bëjë zgjidhje për shkak se tregu ua vështirëson qarkullimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Shitësit mbushin rrugët e trotuaret me mallra në Bresje të Fushë-Kosovës
-
Tregtarët në Lipjan shesin në rrugë, pengojnë qarkullimin e qytetarëve
-
Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë shkaku i maratonës
-
Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegalë tentojnë ta bllokojnë rrugën
-
Trotuaret bllokohen nga veturat, qytetarët ecin në rrugë