Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kundërmimi nga lumi Mat ua vështirëson jetën banorëve që jetojnë pranë tij

E rëndë është gjendja ambientale në këtë pjesë të lagjes Kalabria, në kryeqytet.

Kundërmimi nga lumi Mat, i cili shërben si kolektor i ujërave të zeza, ua ka vështirësuar jetën banorëve që jetojnë pranë tij, bën të ditur emisioni “038” i KTV-së.

Pos kësaj, problem tjetër i madh është dëmi i madh që i është bërë urës, që e ndan lagjen në dysh, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut gjatë kësaj vere.

Përderisa disa vetura arrijnë të kalojnë urën, me kujdes të shtuar, shumë shoferë zgjedhin të kthehen prapa.

Me këtë gjendje të rëndë, banorët thonë se po përballen tash e një vit.

Pos rrezikut për këmbësorët dhe veturat, shqetësim janë edhe insektet e shumta që vijnë nga ujërat e zeza.

Edhe Mosndërtimi i kolektorit në Mat mbetet shqetësues për banorë të kësaj pjese Arbëri Mosndërtimi i kolektorit në Mat mbetet shqetësues për banorë të kësaj pjese

Në Komunën e Prishtinës thonë se vazhdimi i punimeve për kolektorin në këtë lum po mbahet peng nga problemet me shpronësimin.

Por, zotohen se do të detyrojnë operatorin e kontraktuar, që të intervenojë në atë pjesë, raporton “038”.

Lumi Mat, i cili kalon në lagjen me të njëjtin emër, atë të Spitalit dhe Kalabria, ka vite që shërben si mbledhës i ujërave të zeza dhe që atëherë ankesat për të kanë qenë të vazhdueshme.