Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, ka thënë se zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm në Klinë është çështje muajsh.
Këtë e ka thënë gjatë një takimi me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, është njoftuar nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Gjatë takimit Elezaj ka treguar se halli kryesor i Klinës është mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm dhe po ashtu gjatë muajve të nxehtë qytetarët në këtë komunë nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.
“Bashkë me ne kanë qenë edhe ekspert dhe udhëheqës të ndërmarrjes qendrore që merret me menaxhimin e ujërave “Hidrodrini”. Duke marr parasysh që Ministria jonë menaxhon me të gjitha ndërmarrjet publike që janë në fushën e ujërave jemi dakorduar edhe në përkrahjen buxhetore por edhe në asistencë teknike për furnizimin me ujë emergjent në Komunën e Klinës dhe që ta bëjmë një studim për zgjidhjen afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ka qenë arsyeja e takimit dhe do të shkojmë më tutje”, ka thënë Kuçi, që ka vizituar edhe stacionin e ujësjellësit të Klinës.
Kuçi në Klinë ka prezantuar edhe projektet e së ardhmes që janë planifikuar në buxhetin e viteve të ardhshme që kanë të bëjnë me ambient dhe zhvillim ekonomik.
-
Kandidati i AAK-së në Klinë ankohet për mosmbështetje nga Qeveria
-
Limanaj i LDK-së akuzon Elezajn se për efekt elektoral po e keqpërdorin paranë publike
-
“Klina kurrë ma mirë s’ka qenë”, kryetari Elezaj lavdërohet për punët e bëra
-
“Banorët e Klinës po enden poshtë e përpjetë për të siguruar ujë”, Rrustaj i VV-së kritikon udhëheqjen aktuale
-
Elezaj: S’kemi parë rritje më të shpejtë të nivelit të lumenjve ndonjëherë