Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kosova nuk do të bënte kompromise po ta dinte se Pakoja e Ahtisaarit nuk do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Kuçi ka thënë në DESKU të KTV-së se, megjithatë, kompromiset që janë bërë për trajtimin e minoriteteve dhe çështje të tjera, janë bërë për ta bindur komunitetin anti-pavarësi të Kosovës se po ndërtojnë një shtet të të barabartëve.
“Mendoj që Kosova nuk do t’i bënte kompromiset e tilla, edhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të kërkonin t’i bënim kompromiset e tilla, ngaqë ne nuk i kemi bërë kompromiset për ta bindur SHBA-në ose Unionin Evropian, por kemi bërë kompromise në këtë drejtim për trajtimin e minoriteteve, në veçanti të minoritetit serb, për të drejtat e tyre të rezervuara dhe të garantuara në atë kohë, për të drejtat e Kishës ortodokse serbe, trashëgiminë kulturore dhe kështu me radhë, ka qenë rezultat që ta bindim komunitetit anti-pavarësi të Kosovës se po e ndërtojmë një shtet të të barabartëve, ku aksionarë me përqindje shumë më të vogël do të jenë edhe qytetarët serbë. Nuk do të ishte presioni i madh ndërkombëtar e as fleksibiliteti ynë nëse nuk do të ishte garanci se kjo po bëhet me qëllim për ta hapur një derë tjetër që ishte shumë me rëndësi për ne. Sido që të jetë, ajo ndodhi, nuk them se nuk i plotësuan kërkesat partnerët ndërkombëtarë, mirëpo nuk mundën ta hapin atë derën e Këshillit të Sigurimit dhe u pa si rezultat i saj”, ka thënë Kuçi.
-
Vuçiq: S'do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB
-
Kurti për Asociacionin: Pse plani i Ahtisaarit s’është i mjaftueshëm për serbët
-
Të gjitha partitë parlamentare kundër kompromiseve në marrëveshjen me Serbinë
-
Kuçi: Pa një “engjëll mbrojtës”, Kosova s’e kalon bllokadën e eurointegrimit
-
Ujkani: Kosova s’ka më nevojë për kompromise, të zbatohen marrëveshjet