Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një prononcim për Koha.net ka thënë se punimet në rrugën Deçan – Plavë, asnjëherë s’janë ndërprerë.
“Punimet në fakt po vazhdojnë me intensitet të lartë”, tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se punimet s’janë ndërprerë qysh nga data 24 prill, kur u inaugurua fillimi i punimeve të rrugës Deçan – Plavë, rrugë kjo që lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës e Gucisë.
Edhe Ramosaj tha se ka pasur tensione dhe reagime të shumta, por se kompania që po merret me punime, vetëm ka dashur të largojë gurë e dhe në zonën pranë Manastirit, por këta të fundit nuk e kanë lejuar as këtë.
Reagimet e fundit:
Haradinaj rikujton se kjo rrugë me shekuj ishte pranë manastirit
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin
-
Ramosaj u dërgon letër institucioneve, kërkon zgjidhje për rrugën Deçan - Plavë
-
Pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
-
Janë përfunduar 14 km të rrugës Deçan-Plavë, pjesa tjetër përfundon më 2020