Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia vendos që të enjten Kuvendi të mblidhet në seancë të re

konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se kanë vendosur që të enjten të këtë seancë të re.

Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit.

“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë. Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloj por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar Konjufca. / EO