Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të premten në orën 09:00, për ta caktuar seancën e ardhshme plenare, thuhet në njoftimin e Kuvendit të enjten.
Në përgatitjet për seancë, thuhet se temë do të jetë edhe debati parlamentar rreth mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.
Pritet të shqyrtohen edhe një varg projektligjesh e pikash. Seanca e Kuvendit që nisi të enjten u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo do të vazhdojë në një ditë tjetër.
Artikuj të ngjashëm