Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shënon nisjen e sesionit vjeshtor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje nga ora 11:00.

Të hënën pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës së Kryesisë është pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës si pikë e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022, raporton KSP-ja.

Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Kryesia në rend dite ka edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 4 gusht 2022 – votimi në lexim të dytë i projektligjit për Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jenë për shqyrtim të parë disa projektligje, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Artikuj të ngjashëm