Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për ta caktuar seancën e re plenare, të parën për sesionin vjeshtor.
Kuvendi njoftoi të dielën se në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
Në seancën e fundit të sesionit veror (4 gusht), deputetët miratuan Projektligjin për financimin e subjekteve politike.