Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 27 prill seancë për votimin e “çështjeve të rëndësishme” para zgjedhjeve të mundshme

kryesia

Foto: Driton Paçarada

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 27 prill seancë të re plenare për t’i trajtuar disa çështje.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë pajtuar për disa çështje të rëndësishme që duhet të trajtohen në Kuvend në rast se vendi shkon në zgjedhje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryesia vendosi që më 27 prill në 10:00 të ketë seancë të re për t’i adresuar disa çështje të rëndësishme, në këtë është projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për Lojërat Mesdhetare, projektligji për energjinë elektrike, inspektoratin për trashëgimi kulturore, emërimin e tre anëtarëve të Këshillit të Cilësisë”, ka thënë Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Haxhiu i ka vlerësuar të rëndësishme që projektligjet të votohen para se vendi të hyjë në zgjedhje të reja.

“Meqë ende nuk e dimë nëse kemi konsensus për presidentin, nëse shkojmë në zgjedhje është e rëndësishme që të votohen këto çështje shumë të rëndësishme”.