Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqje para zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë në zgjedhjet që do të mbahen më 3 korrik.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku njoftoi se ai dhe kryesia kanë dhënë dorëheqjen.
“Kryesia e PDK-së dhe unë si ushtrues detyre japim dorëheqje nga të gjitha pozitat që i kemi në parti. Ne do të pushojmë punën në pozitat partiake deri në mbajtjen e Konventës më 3 korrik”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka thënë se duhet të hapet debati brenda partisë. Ai ka thënë se ka biseduar me themeluesit të PDK-së dhe ka marrë shqetësimin se “Kosova në këto 100 ditë të qeverisë Kurti është në rrugë të paqartë e të pasigurt”.
Ai ka shtuar se nga strukturat e partisë është kërkuar që PDK-ja të reflektojë dhe të mobilizohet për të ecur përpara, teksa i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të interesuar të garojnë për kryetar.
“Unë ftoj çdo anëtar të devotshëm të PDK-së që të garoj për të parin e partisë. Ky akt nuk duhet të shihet dhe nuk është si përpjekje për të zëvendësuar liderët, kryetarin e partisë Veselin, por është si mesazh se vetëm një PDK e fortë dhe me mbështe5tje të madhe do ta bëjë UÇK-në më të fortë, udhqëheqsi8r e saj dhe Kosovën më të fortë”, përfundoi Hoxhaj.