Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), pas një mbledhjeje, që ka zgjatur rreth pesë orë ka dalë me një qëndrim për dorëheqjet e fundit të disa prej figurave kryesore nga postet partiake, shkruan sot Koha Ditore.
Qëndrimi i Kryesisë së LVV-së, sipas nënkryetares, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, është që të mos i pranojë dorëheqjet dhe që me secilin të dorëhequr të diskutojë lidhur me mospajtimet e shfaqura. Ajo në një prononcim për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka mohuar mundësinë e ndarjes së partisë, derisa ka potencuar faktin se nuk ka dorëheqje nga partia, por vetëm dorëheqje nga postet partiake. Ndërkohë që deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, i ka quajtur dorëheqjet e paarsyeshme.
Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë se duhet të qartësohet fakti që këtu bëhet fjalë për disa dorëheqje nga postet drejtuese, por jo nga Lëvizja. “Ne si Kryesi kemi marrë qëndrim që me të gjithë këta, sepse e kaluara na lidh shumë më shumë, më tepër, se që mund të kemi mospajtime, të bisedojmë, t’i ftojmë bashkë. Ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje, sepse mendojmë që duhet të bisedojmë sërish me secilin veç e veç, duke e vlerësuar lart kontributin e secilit deri tani në Lëvizje”, është shprehur Mulhaxha-Kollçaku.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kollçaku fton të pakënaqurit e Vetëvendosjes ta rimendojnë pozicionin e tyre
-
Kollçaku beson se e kaluara e përbashkët do ta mbajë një Vetëvendosjen
-
Mulhaxha-Kollçaku: Në fillim LVV-ja ishte e gatshme ta mbështeste Osmanin, s’jepnin nënshkrime
-
Kollçaku: Opozita pati vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje
-
LVV-ja akuzohet nga PDK-ja për grushtshtet, e nga LDK-ja për vetëgrushtshtet