Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kadri Veseli ka njoftuar se për nesër në orën 16:00 ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të proceduar tutje me këtë çështje.
“Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm