Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë u tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për demarkacionin

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten në orën 11:00 për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Opozita ka thënë se Raporti i Bulliqit dhe deklarata e presidentëve nuk do të jenë në votim, raporton KTV.

E kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është rasti i bashkimit të politikës për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë për qytetarët.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten në seancë plenare për ta ratifikuar pas tre vjetësh marrëveshjen e njëjtë të nënshkruar nga Hashim Thaçi më 26 gusht të 2015-ës në Vjenë.

Kryesia ka vendosur që seanca të mbahet të enjten në orën 11:00, derisa kryetari Kadri Veseli ka lënë të hapur mundësinë që ajo të mos përfundojë po të enjten.

Ndërkohë, shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë thënë se partitë në pushtet po mundohen të kamuflojnë situata të reja me këto marrëveshjet e fundit, por përfundimtarja që do të votohet është veç ajo e 2015-ës.

Ndrysh nga ta, Ahmet Isufi i AAK-së insiston se me projektligjin e ri do të korrektohen gabimet e versionit të Mehës.

Edhe Kryesia e Kuvendit nesër mblidhet për demarkacionin Arbëri Kryesia e Kuvendit nesër mblidhet për demarkacionin

Ndërkohë, për PDK-në mbetet shqetësues qëndrimi i orëve të fundit të LDK-së, të cilët nuk votuan fare në komisionin për punë të jashtme.

Në mbledhjen e kryesisë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Listës Serbe.