Prishtinë, 29 mars - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, sot ka zhvilluar takime të ndara me Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, Mehmet Akarca, dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan.
Në takimin me Akarca dhe Cvitan , kryeprokurori Lumezi ka biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mesë të Kosovës, Turqisë dhe Kroacisë.
Kryeprokurori Lumezi me homologët e tij ka diskutuar gjithashtu edhe për nxitjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit për të parandaluar dhe luftuar efektivisht krimin e organizuar ndërkombëtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Lumezi në tryezën amerikane të drejtësisë në Zagreb
-
Kosova e Turqia bashkëpunojnë në fushën prokuroriale
-
Lumezi në Kroaci, viziton institucionet e larta shtetërore të drejtësisë
-
Kryeprokurori Lumezi në Francë për bashkëpunim kundër terrrorizmit
-
Kosova e Turqia bisedojnë për thellim të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë