Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri serb: Kolumna e Kurtit në NYT është katalog gënjeshtrash, jemi shtyllë stabiliteti

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë të premten se vendi i tij është shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe çdo akuzë ndaj Beogradit, siç thotë ai, duhet të hidhet poshtë si “lajm i rremë veçanërisht kur vijnë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës”.

Vuçeviq i reagoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili publikoi kolumnë në “New York Times” e ku shkruante se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë”. Kurti ka thënë se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet “të pushtojë territorin me agresion”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përgjigje, Vuçeviq ka thënë se Prishtina me ideologjinë shoviniste dhe lëvizjet e njëanshme të drejtuara “kundër popullatës serbe dhe të tjera joshqiptare, çdo ditë konfirmon se ata vetë janë kërcënimi i vetëm për paqen rajonale”.

“Kolumna e Kurtit në ‘New York Times’ është katalog gënjeshtrash dhe përpjekje për të gjetur një alibi për trajtimin anticivilizues dhe çnjerëzor të serbëve në Kosovë, dhe nga vetë autori i tekstit”, ka thënë  Vuçeviq.

Kryeministri serb ka deklaruar se lavdërimi i NATO-s si shpëtimtar të shqiptarëve, të cilën e ka shkruar Kurti në kolumnë, nuk ka të bëjë fare me situatën aktuale në terren”.

Siç pretendon ai, Serbia është e njohur botërisht si vend i suksesshëm dhe i avancuar, “si dhe motori i zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, prandaj narrativat propagandistike patetike dhe arkaike të Kurtit nuk mund të kenë efektin që mund të kishin pasur dy dekada e gjysmë më parë”.

Sipas Vuçeviqit, përkushtimi për paqe dhe stabilitet dëshmohet me sjelljen demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe “konstruktivitetin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së dhe Kurti dështon në të gjitha këto fusha, duke dëshmuar se është shkaktar i telasheve, dhe jo dikush që kujdeset për paqen dhe stabilitetin”.

“Kolumna në ‘New York Times’ është dëshmi se ai nuk i është larguar shumë ekstremistit marksist-enverist që përmbyste kamionë me mallra serbe, digjte biskota dhe çokollata të prodhuara në Serbi, si dhe vepronte dhunshëm edhe ndaj disidentëve politikë të kombësisë shqiptare duke futur praktikën e përdorimit të gazit lotsjellës në vend të argumenteve”, u shpreh kryeministri i Serbisë.