Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Kryeministri i Luksemburgut nga Shqipëria: Kosova dhe Serbia të ecin përpara

Kryeministri Edi Rama ka pritur të premten në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për medie, kryeministri Rama vlerësoi rolin dhe angazhimin e Luksemburgut për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Luksemburgu në tryezën e Bashkimit Evropian është një zë i rëndësishëm dhe për interesimin për rajonin. Përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekja për përmwsimin e klimës në Bosnje, po ashtu përpjekja për të nxitur një proces politik stabil në Malin e Zi janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburugut dhe kryeministrit Bettel”, tha ai.

Homologu i Ramës, kryeministri Bettel tha se hapja e negociatave është meritë e Shqipërisë dhe assesi si pasojë e luftës në Ukrainë.

Duke folur për rajonin, Bettel tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.

Edhe Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove Arbëri Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën dhe se tani duhet të bëhet gjithçka që shmangen konfliktet dhe tensionet shtesë.

“Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’, qoftë të flasim me njëri-tjetrin. Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë”, shtoi ai./kp