Banorët e fshatit Krushë e Madhe, që nga festa e Fiter Bajramit, po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.
Kjo ka ngjallur pakënaqësi te banorët e këtij fshati. Ata thonë se reduktimet e gjata, i kanë dëmtuar shumë bizneset e tyre.
Nga reduktimet e shpeshta të rrymës, rrezikojnë t’i dëmtohen produktet.
Banorët e bëjnë fajtor KEDS-in për këto reduktime që i quajnë të pakuptueshme.
Ndërkaq, në KEDS kanë thënë se këto reduktime kanë ndodhur, si pasojë e punimeve që kanë qenë të planifikuara për përmirësimin e rrjetit, dhe se tani pasi janë kryer punimet, gjithçka është në rregull.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
KOSTT-i thotë se gjendja në sistem është stabilizuar, por rryma u ndal edhe natën
-
Rikthehen reduktimet, gjysma e energjisë sigurohet nga importi
-
Rikthehen reduktimet e rrymës
-
KOSTT: Rritet prodhimi vendor i energjisë, stabilizohet gjendja në sistemin elektroenergjetik