Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU Prishtina: Shpejt rikthehet furnizimi me ujë në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë

KRU Prishtina përmes një komunikate për media bën të ditur se shumë shpejt kthehet furnizimi me ujë në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

“Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes.

“Patjetër vlen të theksohet se edhe punëtorët e ujësjellësit ashtu sikurse mjekët, infermierët , policët e zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-19”, thotë KRU Prishtina.