Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes mesazheve telefonike (SMS), duke u bërë thirrje që të mos u përgjigjen mesazheve që vijnë nga një numër i panjohur.
Sipas njoftimit të kompanisë, qytetarët që pranojnë mesazhe nga numri +639605610623 duhet t’i injorojnë ato dhe të mos ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre, pasi ky numër nuk i përket KRU-së “Prishtina”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkojmë nga qytetarët që të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për çdo informacion zyrtar, qytetarët duhet t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të kompanisë.