IPKO njofton qytetarët dhe klientët e saj se janë identifikuar mesazhe mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në emër të IPKO-së, duke përmbajtur linqe të dyshimta dhe tentativa për marrjen e të dhënave personale apo bankare.
IPKO u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale, bankare apo kode konfirmimi, pasi IPKO asnjëherë nuk kërkon informata të tilla përmes SMS-ve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlientët që pranojnë mesazhe të dyshimta ose kanë paqartësi lidhur me autenticitetin e tyre, ftohen të kontaktojnë IPKO-n përmes kanaleve zyrtare për verifikim.
IPKO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e klientëve nga tentativat mashtruese.
Për më shumë informata, ndiqni kanalet zyrtare të IPKO-së.