Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Prishtina” fton qytetarët që kanë mundësi të paguajnë shërbimet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të paguajnë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Po ashtu KRU “Prishtina” bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk do të ndëshkohet asnjë konsumatorë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se pagesat janë më se të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të ndërmarrjes që ndërlidhet me shërbimet e ofruara për konsumatorët.

Kjo është komunikata e plotë:

Paguani për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit!

Asnjë konsumatorë nuk do të ndëshkohet gjatë kësaj periudhe.

Edhe KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim Arbëri KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Pagesa të bëni për shkak të mos lejimit të grumbullimit të borxheve dhe stabilitetit të ndërmarrjes!

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve në mënyrë që të mos u grumbullohen borxhet për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, ata që dëshirojnë të bëjnë pagesa mund të bëjnë në secilën komunë, pasi që kemi në dispozicion nga një pikë arkëtuese dhe përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Pagesat janë më se të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të ndërmarrjes që ndërlidhet me shërbimet e ofruara për konsumatorët, thuhet në komunikatën e KRY, drejtuar konsumatorëve.