Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të premten se pagesat e shpenzimit të ujit mund të realizohen edhe direkt, përmes platformës “Pagesa Direkte”
“Që të kurseni kohën tuaj, pagesat e shpenzimit të ujit tashmë mund t'i realizoni direkt përmes platformës “ Pagesa Direkte ” ose për ju të cilët tanimë jeni të regjistruar në platformën e kartelës online, mund te bëni edhe pagesat e faturës së shpenzimit të ujit në kohë reale. Platforma “Pagesa Direkte” në ëeb-faqen e KRU “Prishtina” sh.a është zhvillimi i fundit që u mundëson konsumatorëve pagesa të shpejta vetëm duke shënuar të dhënat e kërkuara online”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.
Sipas njoftimit, nëpërmjet kësaj platforme elektronike, konsumatorëve të regjistruar u krijohet mundësia për lehtësira të tjera, siç janë edhe kontrollimi i shpenzimeve te ujit, pagesave, faturave dhe administrimi i më shumë se një ujëmatës.
“Për të gjithë konsumatorët shtëpiak apo komercial që jetojnë jashtë Kosovës, shërbimet e ujit te shpenzuar dhe pagesat për pronat e tyre mund t’i bëjnë përmes web-it ose përmes telefonit , mjafton qe te vizitoni web faqen e KRU “Prishtina” sh.a Për të pasur qasje në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjeshtë. Mjafton që konsumatori të ndjekë udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të faturës me KRU “Prishtina” sh.a . E-Krup së shpejti edhe në platformën android dhe IOS”, përfundon njoftimi.

-
Ujësjellësi “Prishtina” me aplikacion për pagim të faturave
-
Ujësjellësi “Prishtina” lanson platformën e faturës online
-
KRU “Prishtina” nis aksion ndaj borxhlinjve, paralajmëron ndërprerje të ujit për mospagesë
-
KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja, shtrenjtohet uji
-
KRU “Prishtina” paralajmëron padi për keqpërdoruesit e ujit