Një ditë pas dështimit për t’u pranuar në Interpol, Kosova reagon ndaj Serbisë, raporton KTV.
Nga 10 në 100 përqind është rritur taksa ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Përmes këtij vendimi, Qeveria e obligon inspektoratin e tregut dhe inspektoratet komunale që t’i heqin nga tregu të gjitha produktet serbe që Kosovës nuk i referohen si Republika e Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka përsëritur se ky vendim është i zorit, por, sipas tij, Serbia vetëm këtë gjuhë e kupton.
Qeveria ka renditur pengesat që Serbia i ka bërë Kosovës në vazhdimësi.
Sipas tyre, Serbia është duke cenuar sigurinë kombëtare e duke punuar intensivisht për zhbërjen e shtetësisë, veçanërisht me shkeljet në CEFTA.
Edhe
Produkteve nga Serbia, 10 për qind taksë më shumë si përgjigje për fushatën kundër Kosovës
Ndër shkeljet e Serbisë e Bosnjës, qeveria i ka renditur këto:
Mosrespektimi i rregullave të origjinës, përdorimi i vulave paralele, mosnjohja e origjinës së mallit, mosnjohja e analizës së testimit të eksportuesit kosovar, 30 milion euro humbje direkte në vit dhe rreth 300 milion humbje si rezultat i mungesës së qasjes në energji, e të tjera.