Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronika Zgjedhore / AAK-ja premton funksionalizim të hekurudhës së Gjakovës

Shumë simpatizantë të AAAK-së një orë para se të niste takimi i paraparë janë mbledhur në platenë e parkut të madh të Gjakovës.

Me flamuj e muzikë është pritur aty kandidati për president Ramush Haradinaj.

Tubimi i Vetëvendosjes, i cili u mbajt në po të njëjtën kohë nuk kaloi pa u komentuar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Sot edhe njëfarë tubimi tjetër po mbahet në një qosh… Kur është rishikuar buxheti i Republikës së Kosovës Albini që është atje në qosh i pati hequr të gjitha projektet, të gjitha, zero, asnjë s'e ka lënë. Tash ka ardhur në Gjakovë, thotë se do ta bëjë rrugën Gjakovë-Shkodër. Shikoni këtu, rrugën Gjakovë-Shkodër e kemi të bërë (të përfunduar) domethënë veç nëse do të shkosh në Shqipëri ta shtrosh”, ka thënë ai

Gjini po ashtu premtoi funksionalizim të hekurudhës së Gjakovës.

“Lufta jonë është hekurudha. Është duke u bërë dhe do ta bëjmë. Po për ta hequr hekurudhën do që ta shesë kalin e ngordhur në Gjakovë, që t’i thotë se do ta bëjë rrugën Gjakovë-Shkodër”, ka thënë Gjini.

Ndërsa, Haradinaj ka deklaruar se letra e presidentit amerikan, Joe Biden, ku Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës, nuk e ka çuditur .

Edhe Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet Zgjedhjet lokale Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet

Ka thënë se për të ecur përpara Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Duke diskutuar për kufij as paqen as ecjen përpara, por duke i respektuar kufijtë ashtu ecim përpara. Pra po, Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën në kufijtë ekzistues. Për ne, njohja ndaj Serbisë nuk është e lehtë se nënkupton që do të gëlltisim shumë dhimbje dhe të ruajmë në vete shumë vuajtje, sfida e shumë shkatërrime, por e dimë po ashtu se paqja është në të mirën tonë për të ecur përpara”, ka thënë ai.

Duke i përsëritur premtimet për pagë minimale e pagesa sociale 300 euro e më shumë, Haradinaj ka deklaruar se me AAK-në në pushtet dhe me të në Presidencë, Kosova do të shndërrohet në fuqi ekonomike rajonale.